Subscribe

Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka reaguar ashpër pas vendimit te dy figurave qendrore qe drejtuan fushatën kundër Brexit ne Britani per t’u tërhequr, njeri nga drejtimi i  partise dhe tjetri nga gara per kryeministër. Behet fjale per kreun e partisë UKIP, Nigel Farage  dhe ish kryebashkiakun e Londres, Boris Johnson. Heronjtë e djeshëm te daljes se Britanisë nga Unioni, jane tashme heronjtë e trishtuar te Brexit, tha Junker ne parlamentin Europian ne Strasbourg. Patriotet nuk japin dorëheqje kur gjerat vështirësohen. Ata qëndrojnë, u shpreh Juncker. Per te eshte e pakuptueshme se perse mbështetësit e fushatës per braktisjen e unionit dëshirojnë te presin dhe nuk nisin procesin e tërheqjes. Britaniket votuan ne referendumin e 23 qershorit per braktisjen e BE-se pas me shume se 40 vjetësh anëtarësim. Cameron, i cili kryesoi fushaten per te qëndruar, paralajmëroi dorëheqjen ne vjeshte, duke ia lene detyren e mbajtjes se negociatave pasardhësit te tij qe do te dale nga gara ne kampin e konservatoreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *