Subscribe

Mazhoranca ka preferuar te mos komentoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese per pezullimin e ligjit te vetingut. Edhe pse drafti kaloi vetëm me v e koalicionit qeverisës dhe e majta e ka mbështetur ate si ne përputhje me kushtetutën; pak ore pas vendimit te gjyqtareve, anëtaret socialiste te komisionit te reformës ne drejtësi, kane preferuar te heshtin. Por opozita, e cila ka fituar betejen e saj te pare, pasi kushtetuesja e pranoi kërkesën per pezullim te ligjit, vlerëson vendimin e gjyqtareve.
I kontaktuar nga Vizion Plus, nënkryetari i komisionit te reformës ne drejtësi Oerd Bylykbashi, sqaron se jurisprudenca e mëhershme e Gjykatës Kushtetuese, ka interpretuar se nje vendim pezullimi merret kur Gjykata konstaton paraprakisht elemente antikushtetutshmerie në ligj dhe kur pasojat e ligjit do te ishin te pariparueshme.
Sipas Bylykbashit, përgjegjëse per vonesën e zbatimit te reformës ne drejtësi eshte mazhoranca, e cila me arrogancën e kartonëve, shkeli Kushtetutën e miratuar me konsensus ne 21 korrik. Pezullimi i ligjit te vetingut sipas Bylykbashit, është pasoje e drejtpërdrejte e kësaj shkelje te Kushtetutës. Nënkryetari demokrat i reformës ne drejtësi, vlerëson edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, per te kërkuar opinionin e Venecias, pasi ky komision, asnjëherë nuk e ka shqyrtuar ligjin e vetingut ne formën e tij finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *