E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Video · Politikë

Ushtria në luftë me drogën?

Jehona e deklaratës se Ministrit te Drejtësisë qe ushtria te ndërhyjë ne luftën ndaj drogës, vazhdon dhe per pasoje edhe reagimet. Forcat e Armatosura funksionojnë bazuar në kushtetutë dhe çdolloj angazhimi i tyre bëhet sipas vendimeve institucionale dhe jo sipas thirrjeve, edhe pse mund të vijnë nga faktorë politikë. Kodheli thotë se sa herë ka pasur emergjenca, ushtria ka ndërhyrë. Ndërkohë për demokraten Majlinda Bregu, diskutimi mbi përfshirjen e ushtrisë në asgjësimin e kanabisit, është çështje e dy partive aleate në qeverisje.
Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së, kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë në terren për betejën me hashashin. Ndërsa partnerët italianë të Guardia di Finanza, kanë deklaruar se janë asgjësuar rreth 98% të parcelave të drogës në vend.

Më shumë video

Reklamë