Subscribe

Deklarata e presidentit amerikan Barak Obama se interesi i marrëdhënieve tregtare SHBA – Britani do të binte, nëse vendi del nga Bashkimi Europian nuk është pritur mirë nga mbështetësit opozitar. Lideri i partisë së të pavarurve, Feraxh i cilëso si të pavenda deklaratat e Obamës, kur vendi pritet të mbajë një referendum më 23 qershor. Ndërsa kryebashkiaku i Londrës nje nga mbështetësit me të zjarrte te daljes se Britanisë nga unionit tha se këto komente ishin te tepërta. Me herët Obama paralajmëroi një rënie të bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve.

“Ndoshta do të vijojnë marrëveshjet tregtare mes Britanisë dhe SHBA-së, por kjo nuk do të vijojë për një kohë të gjatë, sepse fokusi ynë është të negociojmë me bllokun e madh, Bashkimin Europian dhe të nënshkruajmë marrëveshje me ta dhe Britania do të mbetet në fund të rreshtit”.

Gjatë qëndrimit të tij në Londër, presidenti është pritur edhe nga familja mbretërore, madje edhe nga anëtari më i r i saj, princi Xhorxh. Ky i fundit i ka treguar presidentit amerikan aftësitë e tij ne kalërim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *