E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Raundi i tretë për presidentin  

Ndërsa parlamenti zhvillon sot ne orën 15.00 raundin e trete per zgjedhjen e presidentit, kryeministri Rama zhvilloi nje tjetër takim me kreun e kuvendit Ilir Meta. Biseda mes tyre mësohet se është fokusuar tek ky zhvillim, ndërkohe qe shumica pritet serish te mos paraqesë asnjë kandidat, per t’i dhëne mundësi opozitës te behet pjese e procesit.

 

Me djegien e raundit te trete qe kërkon 84 vota per presidentin, zgjedhja e kreut te shtetit ne dy raundet e mbetura behet me shumice te thjeshte, pra me 71 vota. Opozita ka refuzuar te bisedoje me shumicën per presidentin, duke propozuar zgjedhjen e tij  nga populli.

 

Reklamë

Ne rast dështimi ne te gjitha raundet, parlamenti shpërndahet dhe vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme brenda 45 ditësh.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë