E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Raundi i fundit, Maqedonia vendos për emrin e ri

Ligjëvënësit maqedonas do të fillojnë këtë të mërkurë debatin final për ndryshimin e emrit të Maqedonisë sipas marrëveshjes së Prespës.

 

Që të miratohen ndryshimet, kryeministrit Zaev i duhen të paktën 80 vota në Parlament. Vota që ai nuk i ka pasi opozita e Maqedonisë është shprehur kundër marrëveshjes.

 

Reklamë

Por pavarësisht këtij fakti, kryeministri maqedonas Zoran Zaev është shprehur optimist se në fund të debatit marrëveshja e Prespës do të miratohet.

 

Seanca finale sipas rregullores së Kuvendit maqedonas nuk mund të zgjatë më shumë se 10 ditë.

 

Nëse Maqedonia e miraton marrëveshjen atëherë, do të jetë radha e Parlamentit grek I cili po ashtu me shumicë parlametare do të duhet të duhet të votojë marrëveshjen e Prespës.

Më shumë video

Reklamë