Subscribe

E enjtja do te jete raundi i dyte i regjistrimeve ne universitete, ne te cilat 75% e kuota jane te lira. Shifrën e ka bere publike ministrja Lindita Nikolla duke u shprehur se mundësitë e te riniteve per tu regjistruar ne degën qe duan janë te mëdha. Ne nje takim me rektoret dhe maturantet ministrja tha se edhe ne këtë raund te dyte skema e regjistrimit do te jete njësoj. Por drejtues te universiteteve, ne emisionin “7 pa 5” ne Vizion Plus i bëjnë apel maturanteve te përllogarisin mire piket dhe nivelin e tyre dhe me pas te shënojnë deget ku ata kane mundësi reale per te fituar. Raundi i dyte i aplikimeve do te mbyllet ne 1 tetor. Edhe pas përfundimit te fazës se dyte, nese ka serish vende te lira, shkollat e larta do te ulin vijën e kuqe deri sa te plotësohet numri i kuotave te përcaktuara prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *