Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke nis të premten, teksa në garë janë ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel dhe ish-kryeministri Andrej Babish, një miliarder populist.

 

 

Qendrat e votimit hapen në orën 14:00 deri të nesërmen në orar të njëjtë.

 

 

Të drejtë vote kanë 8.3 milionë banorë.

 

 

Në Republikën Çeke, roli i presidentit është ceremonial, mirëpo presidenti i jep mandat qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

 

 

Rezultatet e zgjedhjeve pritet të bëhen publike në pasditen e së shtunës.

 

 

Tema dominuese në zgjedhje ka qenë lufta e Rusisë në Ukrainë.

 

 

Babish, 68-vjeçar, ka tentuar të portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës dhe ka bërë thirrje për organizimin e një konference të paqes në Pragë.

 

 

Pavel, i cili është 61-vjeçar, ka qenë në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev.

 

 

Në rundin e parë të zgjedhjeve, rezultati mes tyre ka qenë i ngushtë – të dy kanë fituar rreth 35 për qind të votave.

 

 

Megjithatë sondazhet e nxjerrin fitues Pavelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *