E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ratifikohet marrëveshja/ Xhaçka jep lajmin e mirë për shqiptarët në Kanada

Ratifikohet marrëveshja mes Kanadasë dhe Shqipërisë për Sigurimet Shoqërore.

 

Ky vendim, i cili hyn në fuqi nga data 1 gusht, u jep mundësinë qytetarëve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

 

Reklamë

Njoftimin e bëri ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se njohja reciproke e sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë që jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet, sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë