Kandidatura e Tom Doshit shkaktoi jo pak debat, por pavarësisht kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi emrin e tij për garën e 25 prillit.
Pas reagimeve të shumta edhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, KQZ kërkoi hetim të thelluar në prokurori për Doshin, por ende nuk ka një përgjigje.
Nëse nga dokumentet që do të vijnë, do të vërtetohet se Tom Doshi nuk është i denjë për deputet, atëherë do t’i hiqet mandati, shpjegoi Kryekomisioneri Ilirijan Celibashi në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.
“Nuk lidhet as me mungesë, as me pamundësinë e KQZ për ta trajtuar. Ne e kemi trajtuar atë dhe po presim dokumentacionin që vërteton atë që do ta bënte atë kandidat të padenjë. Është tjetër gjë procesi dhe procedura teknike që do të duhet të ndjekë KQZ, duhet të ketë një procedurë, që qoftë edhe formalisht, të respektohet. Kemi patur të gjithë vëmendjen ndaj të gjithë deklarimeve dhe opinioneve për kandidatë të ndryshëm. Një pjesë e këtyre rasteve, prej këtyre rasteve, ne kemi marrë indicie për të kërkuar hetim të thelluar nga organi i prokurorisë. Nëse konfirmohet padenjësia, ai person do të humbasë mandatin. Do të ishte shumë mirë që këtë informacion KQZ ta kishte para 25 prillit, por kjo është thuajse e pamundur.”
Asnjë përgjigje nga organi i akuzës nuk ka ende as për 30 emrat e tjerë që janë parë me dyshim nga KQZ dhe janë dërguar për verifikime të mëtejshme.






Ka kohe munde te sillen edhe ne zgjedhjet tjera mbas 4 viteve verifikimet,ska prokurori e ase kqz qe funksionon per te zbatuar ligjet ne vendin tone,me kta ndytsira te quajtur politikan.Ky eshte nji shans per popullin e vendin tone,duhet te mose votojme me kta,nuke ka per te patur asnji ndryshim.Qe nga viti 1991 e deri me sote me te njejtat mashtrime pislliqe,slane gje pa vjedhur e plackitur,prandaj ndryshimi vjen duke mose votuar kto 3 parti te vjetra anti shqiptare.