E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Rasti “Haradinaj” në fokus të debatit në Këshillin e Sigurimit

Tensionet politike me sfond nacionalist pas nisjes së trenit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe prangosja e Ramush Haradinajt është në fokus të diskutimeve në Këshillin e Sigurimit te Kombeve të Bashkuara që diskuton sot raportin për situatën në Kosovë.

 

Ky është raporti i parë tre mujor për Kosovën i hartuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterez, i cili ka marrë detyrën më 1 janar.

 

Raporti përfshin periudhën kohore 16 tetor – 15 janar dhe, mes të tjerash, thekson se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e momentin rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë