E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 51 minuta më parë
Bota

Rastet e reja në Gjermani vijojnë të rriten

Gjermania ka regjistruar 1,478 raste të reja për 24 orët e kaluara, duke shënuar ditën e katërt ku infeksionet e reja janë në rritje.

Të infektuar në total raportohet të jenë rreth 160 mijë, megjithëse rreth 75% e tyre tashmë janë rikuperuar.

Reklamë

Sipas Institutit Robert Koch, vetëm 34.672 raste janë aktive. Ndërkohë, numri i viktimave është rritur me 173, duke e çuar totalin në 6.288.

Gjermania javën e kaluar filloi të lehtësojë masat. Akoma nuk dihet nëse kjo rritje e rasteve të reja vjen për shkak të këtij vendimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë