Tërmeti me magnitudë 4.5 sipas shkallës rihter që goditi Mugellon , në periferi të Firences këtë të hënë, rastis me një përvjetor të dhimbshëm për këtë rajon.

Jemi pikërisht në 100 vjetorin e tërmetit që shkatërroi Mugellon në vitin 1919 me pasoja katastrofike për këtë vend.

Mediat italiane të kohës raportonin në atë kohë se në 29 qershor 1919, një tërmet nga shkalla e 7 deri në të 9 sipas shkallës Mercalli goditi Mugellon ndërsa epiqëndra kishte qënë në Vicchio. Ishte ditë e dielë, orën që shënonte 10 e paradites kur fatkeqësia ra mbi këtë zonë duke shkaktuar 100 viktima, nga të cilët vetëm 40 në epiqëndrën Vicchio. Gjysma e ndërtesave në këtë komunë ranë në tokë ndërsa pasoja të rënda pati edhe në Dicomano, Borgo San Lorenzo, San Godenzo, Marradi, Firenzuola, Scarperia, Barberino, Londa, San Godenzo, Rufina dhe Pontassieve. Janë pak a shumë të njëjtat zona që u goditën më së shumti edhe këtë herë, ndonëse më intesitet ndjeshëm më të ulët.

Vlen të theksohet se që nga viti 1919 e deri tani, zona e Mugellos ishte  goditur vetëm dy herë në të tjera nga tërmete me magnitudë 5 dhe 4.5 sipas shkallës rihter në mezin e viteve 60 të shekullit të kaluar.

Këtë të hënë fatmirësisht, me përjashtim të dëmeve materiale nuk pati persona të lënduar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *