Te  paktën 34 njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të infektuar me koronavirusin e ri, thanë të premten zyrtarë amerikanë të shëndetësisë.

Trembëdhjetë nga këto raste u diagnostikuan tek udhëtarët që u sëmurën pas kthimit nga jashtë vendit, dhe 21 në persona të “riatdhesuar” nga Departamenti i Shtetit.

Të tjera raste infektimesh priten në mesin e personave që ishin udhëtarë të anijes Diamond Princess dhe janë në karantinë, tha në një konferencë shtypi Dr. Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare për Imunizimet dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.

Për shkak se mund të kenë qenë në kontakt me njerëz të infektuar në anije, “ata konsiderohen me rrezik të lartë infektimi,” tha Dr. Messonnier.

Dhjetë pasagjerë të tjerë nga anija Diamond Princess testuan pozitivë në Japoni, por ende nuk llogariten në mesin e të infektuarve, sepse testet nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Ata ka të ngjarë t’i shtohen numrit të personave të llogaritur si të infektuar, tha Dr. Messonnier./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *