E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Raste të dyshuara me koronavirus në Vlorë

Autoritetet shendetsore ne vlore i kane percjelle institutit te shendeti publik mostrata e analizave te tre personave qe kane shfaqur shenja klinike te ngjashme me ato te koronavirusit.

Drejtori i kujdesit shëndetësor, Kujtim Llapi eshte shprehur se më herët janë përcjellë dhe tre mostra të tjera të cilat kanë rezultuar negativë.

Personat e dyshuar janë paraqitur me temperaturë të lartë në pikat e kalimit kufitar, ndërsa pritet të verifikohen nëse janë të prekur apo jo nga virusi COVID 19.Ndërkohë Ministria e Shëndetësis ka deklaruar se janë 36 raste të testuara deri në këro momente, të cilat kanë rezultuar negative.

 

Reklamë

Nga ana tjetër si pasojë e frikës nga koronavirusi, ka rënë fluksi i lëvizjeve të qytetarëve në pikën kufitare të Kapshticës.

Autoritetet shendetesore kanë rritur kontrollet në këtë pikë kufitare si dhë atë të Qafë Thanës.

Më shumë video

Reklamë