E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Raste me COVID nga Shqipëria në Itali”/ LSI: Na duhet një qeveri ekspertësh

Presidenti i rajonit të Toskanës, Enrico Rossi deklaroi se javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31.

Sipas ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo ky është një nga indikatorët e shumtë që tregon se situata e pandemisë në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shtoi se gjendja në vendin tonë është aq e rëndë sa edhe “propaganda e rilindjes nuk po e mbulon dot me fjalët e bukura”.

Reklamë

“Shqipërisë i duhet një qeveri ekspertësh! Enrico Rossi, presidenti i rajonit të Toskanës në Itali është shprehur se ‘Do të bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana’, pasi nga 17 rastet ditore me koronavirus, 13 u përkasin personave që janë kthyer me avion nga Tirana. Vetëm në javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31. Ky është një ndër indikatorët e shumtë që tregon se situata e pandemisë në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit. Aq e rëndë është situata sa që edhe qeveria propagandë e sektit të Rilindjes nuk po e mbulon dot me fjalët e saj të bukura por gënjeshtare me eksperiencë 7 vjeçare.”

Për Tavon, vetëm një qeveri e re ekspertësh mund të gjejë zgjidhje ndaj kësaj situate të vështirë që po kalon vendi.

“Mjaft me propagandë e me përralla që nuk i dëgjon më askush! Mjaft me konferenca me regji kryeministrore të ministrave prej letre që janë ekspertë vetëm në nënshtrim të plotë të urdhrave nga facebook-u i kryeministrit. Duhet qeveri e re ekspertësh dhe profesionistësh pasi vendi po përballet me sfida të mëdha. Shqiptarët po rrezikojnë jetën dhe nuk po përballojnë dot jetesën. Sekti i rilindjes solli mjerim dhe na çoi dekada vite pas në të gjithë sektorët e vendit. Propaganda e dalë boje nuk të shëron as nga koronavirusi e as nuk sjell ushqim në sofrat shqiptare. Vetëm një qeveri e re ekspertësh mund të gjejë zgjidhje ndaj kësaj situate dramatike që ka vetëm një emër, zë e figurë: sektin e rilindjes.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë