Ashtu siç përflitej prej kohesh, tashme behet zyrtare largimi i një futbollisti nga ngjyrat kuqezi. Talenti kosovar Milot Rashica, një nga lojtaret më me peshe te 21-vjeçaret dhe i afruar se fundmi edhe tekniku De Biasi, ka zgjedhur te përfaqësoje Kosovën. Lajmi është bere vete publik ne faqen zyrtare nga futbollisti i Vitese Arnheim. Ne nje status te tijin ne faqen Facebook, 20-vjeçari ka shpjeguar arsyet e largimit. Talenti shqiptar ka bere te ditur se nuk e kishte aspak te lehte te zgjidhte dhe per me tepër nuk është nje vendim kundër Shqipërisë, por një zgjedhje per Kosovën, aty ku është lindur dhe rritur. “Unë dua qe ne hapat e pare te përfaqësueses se Kosovës te jap kontributin tim. Dëshira ime personale ishte qe një dite te kishte një kombëtare te përbashkët,”, e mbyll statusin Rashica. Kujtojmë qe pak kohe me pare ne prag te finaleve te evropianit, Rashica ishte nje nga 4 lojtaret se bashku me Gjimshitin, Rrahmanin dhe Shalen, te cilët u seleksionuan si te papërshtatshëm me ekipin kombëtar, duke u larguar nga qendra stërvitore ne Austri. Rashica cilësohej mes talenteve ne Evrope dhe kishte luajtur me te gjitha ekipet zinxhir te Shqipërisë. Ndërkohe Alban Meha ishte futbollisti i dyte, i cili deklaroi se do te luante me Kosovën. Ne profilin e tij, 30-vjeçari publikoi nje foto me fanellën me numrin 17 te kombëtares kosovare. Meha kishte kohe qe ishte cilësuar i panevojshëm nga tekniku italian De Biasi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *