E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Kemi firmosur tre marrëveshje! Bashkëpunim edhe me vendet e rajonit

Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton punën e vitit 2024 në KLP.

Ai tha se SPAK ka firmosur tre marrëveshje: një me Irlandën e Veriut, një me Spanjën dhe një me Malin e Zi.

Reklamë

Dumani: I vetmi institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK-ut për ngjarjet me të cilat jemi ballafaquar në vitin 2024, por edhe gjatë vitit 2025. Pavarësisht sfidave, nuk e kemi ndalur punën, duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

SPAK ka firmosur tre marrëveshje: një me Irlandën e Veriut, një me Spanjën dhe një me Malin e Zi. Edhe me vendet e rajonit kemi bashkëpunim të mirë.

Në vitin 2024 kemi krijuar dhjetë skuadra të reja hetimore, në bashkëpunim me vende anëtare dhe jo anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe me vende të rajonit.

Përmbledhja e raportit vjetor të SPAK-ut tregon përmbushjen e detyrimeve, ndërsa gjatë vitit 2024 kemi hartuar planin strategjik për periudhën 2025–2027.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë