NATO ka publikuar sot raportin e zhvillimeve brenda aleancën për vitin 2023. Në deklaratën për shtyp sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se mbështetja publike e vendeve anëtare është maksimale.

“Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë. Të dhënat janë të qarta: mbështetja publike për NATO-n është jashtëzakonisht e forte, në të dy anët e Atlantikut”, tha Stoltenberg.

Por megjithatë Stoltenberg theksoi se mbështetja ndaj Ukrainës është e pamjaftueshme dhe se duhet më shumë vullnet për ta ndihmuar atë përballë agresionit rus.

“Ukrainasve nuk po u mungon guximi. Atyre po u mbarojnë municionet. Ne kemi kapacitetin për t’i ofruar Ukrainës atë që i nevojitet. Duhet të tregojmë vullnetin politik për ta bërë këtë. Çdo ditë vonese ka pasoja reale në fushën e betejës. Do të ishte një gabim i rëndë historik të lejohej që Putini të fitonte, dhe shumë e rrezikshme për të gjithë ne”, tha Stoltenberg.

Në sondazhet e publikuara në raport, vihet re se Shqipëria qëndron në krye të radhitjes së vendeve anëtare, që mbështesin, ndjehen të sigurt dhe besojnë në aleancë për sigurinë e vendit.

Gjithashtu në raportin vjetor theksohet se prania ushtarake e organizatës në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *