Politikë
Raporti për Shqipërinë, Balla: Vendit iu hap rruga drejt integrimit

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka vlerësuar votimin e Parlamentit Europian për raportin 2018 për Shqipërinë.
Në një postim në “Facebook”, Balla deklaroi se PE sapo votoi me 459 vota raportin e Knut Fleckenstein I cili mbështet plotësisht rekomandimin e Komisionit Europian që të hapen negociatat për Shqipërinë në qershorin e 2019.
“Parlamenti Europian sapo votoi me 459 vota. Raportin 2018 për Shqipërinë #KnutFleckenstein, i cili mbështet plotësisht rekomandimin e Komisionit Europian që #NEGOCIATAT_PËR_ANËTARËSIM duhet të hapen në njohje të përpjekjeve reformuese të bëra nga Shqipëria #Qershor2019.”




