Subscribe

Shqipëria renditet e treta ndër të gjitha vendet e Europës për mbledhjen më të ulët të taksave. Në një raport të hartuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mes 44 shteteve europiane, përfshirë edhe ato të BE-së dhe rajonit, vendi ynë është i treti përsa i përket përqindjes që ka mbledhja e taksave në raport me produktin e brendshëm bruto. Shqipëria vjen në listë menjëherë pas Kosovës, dhe San Marinos. Niveli i taksave që futen në buxhet për vendin tonë është 25.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa për Kosovën 25% dhe San Marino 21%.Por ndryshe nga këto vende, niveli i borxhit publik të të cilave është mjaft i ulët, përkatësisht 17 dhe 18%, Shqipëria e ka atë 72% të PBB-së. Mesatarja e Europës për nivelin e mbledhjes së të ardhurave është 40.4% e prodhimit kombëtar, në këtë aspekt vendi ynë është shumë mbrapa Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Por po të futesh më shumë në detaje, ne kemi edhe një tjetër rekord, Shqipëria është shteti i cili ka shpenzimet më të ulëta për dy aspektet sociale më të ndjeshme: shëndetësinë dhe arsimin. Buxheti ynë shpenzon për shëndetësinë 2.8% të prodhimit kombëtar, më ulët edhe se çdo vend tjetër, në një kohë që mesatarja e rajonit është 6%. Shteti që financon më shumë këtë shëndetësinë është Suedia, ndërkohë që Moldavia, i cili klasifikohet nga Fondi si një vend me zhvillimin më të ulët ekonomik jep 5.6% të prodhimit kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *