Subscribe

Një studim i fundit i kryer nga Zyra Federale e Statistikave në Zvicër tregoi se gjuha shqipe është gjuha e dytë e huaj më e folur në vend.

Lidhur më këtë raport foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5”, bashkëkryetari i shkollave shqipe në Zvicër, Vazhid Sejdiu. Nëpërmjet një lidhjeje me Skype Sejdiu tha se emigrantët shqiptarë kapin një përqindje të 3.4% të popullsisë së përgjithshme në Zvicër.

Sejdiu tha se rezultatet e këtij raporti janë meritë e përkushtimit atdhetar që kanë shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

“Shqitarët e Zvicrës janë shembulli më i mirë në mërgatën shqiptare se si ruhet gjuha dhe kultura shqiptare”, u shpreh ndër të tjera Vazhid Sejdiu.

“Për herë të parë dalin të dhënat nga zyra federale e statistikave. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Gjuha shqipe është gjuha më e folur nga emigrantët që jetojnë në këtë shtet. Të dhënat padyshim janë të sakta. Në Zvicër ka katër gjuhë zyrtare. Sa i përket emigrantëve që kanë ardhur, padyshim shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shqipfolësve, kapin një përqindje të 3.4% të popullsisë së përgjithshme. Shqiptarët nuk janë vetëm nga republika e Kosovës por kemi një numër  të madh të shqiptarëve që vijnë nga Maedonia e Veriut, pastaj nga Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria…Është përkushtimi atdhetar që kanë shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Shqiptarët e Zvicrës janë  shembulli më i mirë në mërgatën shqiptare se si ruhet gjuha dhe kultura shqiptare. Ështtë i madh numri i shkollave shqipe në Zvicër. Në Zvicër është bukur sepse nga mëngjesi deri në mbrëmje e dëgjon gjuhën shqipe në rrugë”, tha bashkëkryetari i shkollave i shkollave shqipe në Zvicër, Vazhid Sejdiu./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *