Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shqyrton raportin tremujor te sekretarit të përgjithshëm të OKB-s, Ban Ki-Moon, i cili kërkon stabilitet politik në Kosovë. Në dokument thuhet se “tensionet politike kanë prodhuar një numër të rëndësishëm të incidenteve, përfshirë protesta të dhunshme, sulme dhe kërcënime kundër zyrtarëve dhe dëmtim të pronës private dhe qeveritare”. Radio Europa e Lirë shkruan se Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, e cila e përfaqësoi Kosovën në këtë seancë, theksoi se Serbia për Kosovën flet me retorikë nga shekulli i kaluar. Ajo pastaj si suksese të veçanta të institucioneve të Kosovës e ka përmendur rekomandimin e Komisionit Evropian për heqje të vizave të vendeve të Bashkimit Evropian për shtetasit e Kosovës dhe pranimin në UEFA dhe FIFA. Më tej, ajo ka theksuar se “Serbia duhet t’i hap dosjet e krimeve të cilat janë kryer në Kosovë, pasi është e ditur se pushteti në Serbi i ka zhvendosur trupat e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë” dhe ka shtuar se “shteti i Serbisë po i fsheh provat, duke lejuar që mbi varre të ndërtohen ndërtesa”. Zoti Daçiq, që njëherësh është edhe ministër i jashtëm i Serbisë, e ka fajësuar Kosovën se nuk ka siguruar mbrojtje institucionale për komunitetin serb, që është dashur të realizohet me formimin e Bashkësisë së komunave serbe. Ai, po ashtu, tha se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të nevojshëm për implementimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut të Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *