Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar raportin e fundit të organizatës “Transparency International”, sipas të cilës, Shqipëria ka ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Korrupsionit.

 

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se ky raport konfirmon se “përhapja e korrupsionit në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro”.

 

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro. Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *