Shtate vjet pas vdekjes se mbretit te popit Michael Jackson, zbulohen fakte tronditëse per jeten e tij, pjese e nje raporti te policisë se Santa Barbaras ne SHBA. Ka qene faqja «Radar Online» qe ka botuar dokumente dhe fotografi, pjese e nje koleksioni materialesh pornografike me fëmijë, te gjetura ne fermën e tij ne Neverland ne vitin 2003. Keto materiale i jane dhene nje Gjykate, pas denoncimit te nje djali qe thote se ka qene viktime e abuzimit seksual nga Jackson. Raporti 88 faqesh permban revista dhe video me imazhe fëmijësh te zhveshur e gjysme te zhveshur, por edhe te torturimit te kafshëve dhe sakrifikimit te tyre, te gjetura gjate kontrolleve te policisë ne ferme ne vitin 2003. Ne raport citohet edhe nje hetues qe u mor me kete çështje, i cili thekson se Jackson shfaqet si manipulues, përdorues droge, ndërsa kishte edhe foto shokuese te torturave ndaj fëmijëve, robërisë femërore dhe sadomazokizmit.
Sipas policisë, ne fermën e këngëtarit, dhomën e gjumit dhe banje, janë gjetur shtate koleksione fotografish dhe videosh me djem lakuriq ne adoleshence ose edhe vajza me te vogla dhe femra te zhveshura. Asokohe Jackson u akuzua per ngacmime seksuale ndaj te miturve dhe rrezikoi 20 vite burg, por ne vitin 2005 nje gjykate e shpalli te pafajshëm.