Subscribe

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka hedhur akuza në drejtim të opozitës joparlamentare se po përpiqet të dezinfomrojë publikun në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Në një konferencë për shtyp, ministri në detyrë tha se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt ndërsa i bëri thirrje opozitës që të nisë dialogun politik në lidhje me të gjitha problematikat e evidentuara nga OSBE.

 

“Gjatë gjithë këtyre të ditëve në qarqe të ndryshme politike dhe mediatike është diskutuar mbi përmbajtjen e raportit të OSBE/ODHIR. Në fakt ka ekzistuar një përpjekje për të keqpërdorur referenca të ndryshme kombëtare para opinionit vendor që është e kundërta e asaj që ka ndodhur deri tani. Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD dhe LSI, kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillimit e brendshme dhe tani ka një përdorim të referencave kombëtare për konsum të brendshëm.Sidoqoftë më me rëndësi sesa tregtia me lajme të rreme dhe dezinformimi aktiv i opinionit publik dhe përpjekja e kotë për të shfrytëzuar një raport ndërkombëtar për të degjelitimuar një proces të rregullt zgjedhor, gjithsesi do të ishte rifillimi i një dialogu politik për të adresuar të gjitha shqetësimet që janë në reflektuar në raportin e ODHIR.”

 

Sipas ministrit Cakaj, gjetjet në raportin e OSBE/ODIHR janë më kritike ndaj opozitës sesa ndaj qeverisë.

 

“Duhet theksuar, për të qenë i përgjegjshëm në raport me të gjeturat e misionit vëzhgues të ODHIR, se në procesin zgjedhor në Shqipëri ka pasur probleme. Por sidoqoftë nuk mund të identifikohet shuma e problemeve jashtë shkaktarëve. Ky raport është më shumë kritik për opozitën sesa degjelitimim i qasjes qeverisë në përgjithësi apo i procesit zgjedhor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *