Subscribe

Kontrolloni adoleshentet pasi pijen droge, alkool dhe luajnë bixhoz! Alarmi vjen nga Instituti i Shëndetit Publik pas nje studimi te kryer ne 5 mije nxënës te klasave te 9 dhe te 10. Gjate anketimit rezultoi se 15% e fëmijëve pranojnë përdorimin e te paktën nje lloji droge mes tyre dhe kokaina. Me e konsumuara është kanabis ku ndryshe nga c’pritej hashashi përdoret me shume nga vajzat se sa nga djemtë. Specialiste te Shëndetit Publik deklarojnë se eshte rritur numri i te rinjve përdorues te droges. 1 ne 5 nxënës sot raportojnë se mund te gjejnë lehtësisht kanabis, ndërsa 3.5% e adoleshenteve kane provuar edhe kokainën. Gjate raportit rezultoi se përdorimi i alkoolit tek adoleshentet është ne nivele te larta. Mbi gjysma e nxënësve te pyetur treguan se konsumojnë alkool dhe ky fenomen vihet re me shume tek femrat. Ndërkohe meshkujt adoleshente rreth 22% raportuan përfshirjen e tyre ne te paktën një lloj bixhozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *