Niveli i demokracisë në Shqipëri është i njëjtë me atë të vitit të kaluar, por vlerësohet si pozitiv në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky është konstatimi i raportit te organizatës “Freedom House” per vendet ne tranzicion. Ne një sistem vlerësimi ku 1 është niveli më i lartë i demokracisë dhe 7 me i ulëti, Shqipëria ka 4.14 pike po aq sa vitin e kaluar.

“Pas një progresi thelbësor nga 2004 deri në vitin 2010, shtetet në rajonet e Ballkanit kanë pësuar një rënie drastike, sa i takon nivelit të demokracisë që nuk ishte shënuar në vite. Ky nivel ka arritur ne atë te vitit 2004. Me përjashtim të Shqipërisë, pikët ne gjitha sektorët e vendeve kandidate dhe potencial kandidate nuk përmirësohen, një tregues shqetësues për angazhimin ne raport me standardet e BE-se”. 

Krahasuar me vendet e tjera te rajonit, Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të papunësisë, e cila rezulton të jetë 17.5%, para Malit të Zi me 18% dhe Serbisë me 18.9%. Dokumenti evidenton se edhe numri i të rinjve të papunë është më i ulëti në rajon. Raporti vëren gjithashtu përmirësim në sistemin zgjedhor, miratimin e disa reformave, si ajo për drejtësinë, por thekson rëndësinë e zbatimit te tyre.

“Ne duam të shohim nëse ato do të zbatohen, çfarë ndodh në terren dhe mendoj se me Shqipërinë jemi në këtë pikë. Ka pasur shumë miratime, si decentralizimi, reforma territoriale, por tani duam të shohim nëse po zbatohen ose jo dhe nëse zbatohen, sa efektive do të jenë dhe kjo do ta përcaktojë nëse vlerësimi për Shqipërinë do të përmirësohet”.

Rajoni i Ballkanit qe përfshihet ne listën me 29 shtete, ka bere hapa pas dhe tashme dilema për te është sesi te nxiten reformat dhe te mbahet gjalle shpresa per integrim ne BE.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *