Subscribe

Ndonëse Shqipëria është ngjitur me 13 vende persa i perket konkurueshmerise ne raportin e fundit te Forumit Ekonomik Botëror dhe ndodhet ne vendin e 80 nder 138 shtete, serish evidentohen nje sere problemesh ne klimën e te berit biznes. Korrupsioni, taksat e larta dhe niveli i ulet profesional i punonjësve renditen si problemet kryesore qe ndikojnë ne te berit biznes. Shqipëria renditet nder vendet e fundit kur vjen fjala per te drejtat e pronës. Këtu vendi ynë pozicionohet i 119-i. Problem mbetet edhe pavarësia e gjyqësorit, qe e rendit ate ne vendin e 125, ndërsa per eficencen e ligjeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, serish vijmë ne fund të tabelës ne vendin e 120. Raporti është ndare ne 12 shtylla, ku përfshihen institucionet, infrastruktura, apo mjedisi makroekonomik. Persa i përket krahasimit me vendet e rajonit, Shqipëria ka nje pozicion me te favorshëm ne renditje,duke lene pas Malin e Zi, Serbinë dhe Greqinë. Ne krye te listës per konkurueshmerine gjendet Zvicra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *