Subscribe

Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Europës në 12 tetor, sa i takon raportit të Dick Martyn.

 

Rama do të flasë, në lidhje akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë në orën 12:00.

 

Kujtojmë se në 13 gusht, Rama bëri me dije se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

 

Ndërsa, pak muaj më parë, 125 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë votuan pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty për vrasje të njerëzve dhe trafikim organesh në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Ky raport, më pas iu përcoll zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

Marty ka pretenduar se trafikimin e kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së ndaj shtetasve serbë dhe kosovarë në veri të Shqipërisë, në periudhën pas përfundimit të luftës në Kosovë, kryesisht pas qershorit të vitit 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *