Kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që kritikonte PPP-të e koncesionet.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Vasili, teksa ironizon edhe veshjen e kryeministrit Rama, shkruan duket qartë që kryeministrit truri i ka rënë te brekushet e ka humbur nepër to dhe duke qenë shumë i vogël nuk gjendet gjëkund.

 

“Kryeminister i lodhur!!!

Media e kapur dhe kercenuar nga qeveria,pastrim masiv i parave te pista te trafiqeve dhe krimit te organizuar,korrupsion i çfrenuar,bisnese kliente te qeverise,vjedhje gjigande me koncesione,keto po shkaterrojne vendin dhe kete e thote Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kryeministri i lodhur veteperkedhelet ne imbecilitetin e vet me autovideo, me fantazi qe i shet per realitet,me nje fjale do qe te pengoje ortekun me kruajtese dhembesh,zgjidhje e lodhur shume kjo,impotence totale. Duket qarte qe kryeministrit truri i ka rene te brekushet e ka humbur neper to dhe duke qene shume i vogel nuk gjendet gjekund.

DASH-i foli qarte qe Shqiperia eshte ne buze te gremines. Imbeciliteti kryeministror po e rendon tragjikisht krizen sepse eshte edhe shume shume i lodhur,i derdelisur fare…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *