E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Ekonomi

Raporti i DASH për klimën e investimeve

Departmenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018, Shqipëria konsiderohet si një vend i vështirë për të bërë biznes, pasi favorizohen kompanitë e lidhura me politikën.

 

Raporti thekson edhe shqetësimet për korrupsionin, mungesë e transparencës në tendera, projektet e partneritetit publik privat, të cilat vlerësohet se kanë kufizuar konkurrencën. Po ashtu tjetërsimi i pronësisë është një tjetër problem që kanë raportuar investitorët e huaj.

 “Investitorët  raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira  për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplotë me komunitetin e biznesit. Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017. 

Reklamë

Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titulli i qartë është i vështirë për t’u marrë. Po ashtu, kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u marrë dhe i papërshtatshëm. Ndërkohë, agjencia e ngarkuar me çështjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë