Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona,...

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

Raporti: Hepatiti sëmundja më vdekjeprurëse, ja statistikat

22 Prill 14:47

Një tjetër sëmundje të cilën e kemi neglizhuar prej kohësh por përhapet frikshëm tek njerëzimi. Bëhet fjalë për hepatitin, ku, sipas Organizatës Botëroret të Shëndetësisë, është kthyer në një nga vrasësit kryesor në të gjithë botën. Në raportin e saj të parë në lidhje me këtë infeksion, OBSH thonë se numri i vdekjeve nga format e trajtueshme të kësaj sëmundjeje, të shkaktuara më shumë nga abuzimi me alkoolin dhe drogën, po rritet frikshëm.

 

Hepatiti viral mendohet se ka vrarë 1.34 milionë njerëz në vitin 2015, duke ia kaluar edhe turbekulozit dhe HIV/AIDS së bashku. Ndërkohë që rastet me këto sëmundje po ulen, vdekjet nga hepatiti po shtohen – vetëm shekullin e fundit janë shtuar me 22%, – shkruan Living. Më shumë se 325 milionë njerëz janë të infektuar nga ky virus dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni për të dhe nuk marrin mjekime. Si pasojë, miliona njerëz rrezikohen nga sëmundja kronike e mëlçisë, kancerit, madje edhe nga vdekja, paralajmëron OBSH.

 

“Hepatiti viral është aktualisht sfida më e madhe publike shëndetësore që kërkon reagim të menjëhershëm”, shprehet drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan. Dy nga format më kryesore, që janë përgjegjëse për 96% të vdekjeve nga kjo sëmundje janë hepatiti B dhe C.

 

Hepatiti B mund të transmetohet nga kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse dhe lëngjet trupore. Kjo sëmundje kërkon një trajtim afatgjatë me një ilaç që përdoret zakonisht për luftimin e HIV. Hepatiti C transmetohet kur gjaku i një personi të infektuar kalon në enët e gjakut të një personi të shëndetshëm, për shembull, nëpërmjet gjilpërave të infektuara (përfshirë edhe gjilpërat që përdoren për tatuazhet), kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse etj. 

 

Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë. Rreth 1.75 milionë njerëz janë infektuar me hepatit C në vitin 2015, duke e çuar numrin total të njerëzve të infektuar në të gjithë botën në 71 milionë. 4/5 e tyre nuk janë në dijeni se janë infektuar nga ky virus, paralajmëron OBSH.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
hepatiti Sëmundja Virusi

Nga e njëjta kategori

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë në ruajtjen e formës fizike

më shumë...

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve

më shumë...

A duhet të futesh në ujë menjëherë sapo keni ngrënë ushqim?

më shumë...

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni më shumë volum flokëve? Ja ushqimet që ju nevojiten

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

9:41

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin...

9:39

A duhet të futesh në ujë menjëherë...

9:14

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët...

8:47

Makina del nga rruga në Torino, përplas...

8:38

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët...

8:31

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

Më të klikuarat

  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e fuqishme që...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.