E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Raporti i DASH, korrupsioni “mbulon” Kosovën

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për të Drejtat e Njeriut, thekson se qeveria e Kosovës nuk ka zbatuar me efikasitet ligjin që mundëson përndjekjen e zyrtareve të përfshirë në korrupsion, dhe se kjo dukuri mbetet problem serioz.

 

“Sipas Komisionit Evropian, administrimi i drejtësisë ishte i ngadalshëm dhe nuk kishte mundësi të siguronte llogaridhënien nga zyrtarët gjyqësorë. Strukturat gjyqësore ishin subjekt i ndërhyrjes politike, me emërime të diskutueshme dhe mandate të paqarta.”

 

Reklamë

Raporti përmend edhe nismën për shfuqizimin e ligjit për themelimin e gjykatës Speciale, që trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, por që dështoi nën trysninë e opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar.

 

DASH thekson se ka disa çështje ende të pazgjidhura, si ajo e vdekjes së anëtarit të lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, në vitin 2016.

 

Problemet kryesore që Kosova duhet të zgjidhe janë respektimi i të drejtave të njeriut, sulmet ndaj gazetarëve, korrupsioni brenda strukturave qeverisëse, dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit. Por raporti thekson se Kosova vazhdon ende të përballet edhe me mungesën e trajtimit të pakicave etnike në vend.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit është mjaft kritik edhe për Maqedoninë. Qeveria ne Shkup, sipas dokumentit, nuk po ndëshkon funksionarët e akuzuar për korrupsion, keqpërdorim të detyrës etj, duke përfshirë këtu edhe efektivë policie të cilët janë fajtorë për përdorimin e forcës jashtë detyrës.

 

Ne ketë rast raporti i është referuar sulmit në Kuvend dhe rrahjes se disa deputetëve.

 

Nga ana tjetër, Departamenti i Shtetit vlerëson zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, akt i cili nënvizohet si një moment me të cilin përfundoi kriza politike dhe bllokimi i formimit të qeverisë së re.

Më shumë video

Reklamë