Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në përkujtimin e 108-vjetorit të kryengritjes së malësisë, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar më 1912.

 

Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime në Detroit, edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, si dhe autoritete të qytetit.

 

Shefi i ekzekutivit kosovar, përmes një postimi në facebook, njoftoi se do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë te larte të Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *