Kryeministri i Kosovës ka pritur këtë të hënë një delegacion të partive opozitare të Shqipërisë.

 

Në takim ishin të pranishëm kryetari i PR, Fatmir Mediu, i PAA, Agron Duka, I PDK, Nard Ndoka dhe ai i PBDNJ, Vangjel Dule.

 

Takimi është njoftuar nga vetë kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook, I cili theksoi se në fokus të dikutimeve ishte bashkrendimi I qëndrimeve mes partive politike të dy vendeve.

 

“Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur. Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë. Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.RH”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *