Subscribe

 

Një pike e nxehte e diteve te fundit ishte ajo e dëbimit te 6 shtetasve turq nga Kosova. Ju ndërmorët akte konkrete per kete ngjarje, duke shkarkuar Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e AKI, por ngjarja vijon te jete e mbuluar me mister. Si mund te ndodhte nje ngjarje e tille pa dijeninë tuaj?

 

-Ne praktiken e punës jane procedura qe kryeministri nuk e ngarkon kohen me kete. Por duke u nisur nga rëndësia e ketij aksioni, e kam cilesuar te papranueshëm mosinformimin nga ministri i brendshëm dhe drejtori i AKI prandaj i kam shkarkuar te dy.

 

Presidenti Erdogan ju ka sulmuar ashpër per qëndrimin tuaj. A keni nje pergjigje per te?

 

–Kemi kemi interes partneriteti me Turqinë, eshte nder shtetet e para qe na ka njohur por jam habitur me deklarimet e tij, ne nuk ndërhyjmë ne punet e  brendshme te Turqisë.

 

Por nga ana tjeter, Erdogan ka vlerësuar Presidentin Thaçi, i cili ndau nje qëndrim disi me me ndryshëm nga i juaji. A ka nje krisje ne marrëdhëniet tuaja me Presidenti Thaci?

 

-Mos me hy shume ne analize por ajo qe ka rendësi eshte se Kosova ka interes per miq dhe vende qe na kuptojnë e procese përkrahëse. Është e nevojshme per Kosovën qe te ruaje marrëdhënie te mira. Vendimi im per te shkarkuar dy zyrtaret e larte është vendim legjitim, Sovran dhe nuk besoj se duhet ti jap kujt llogari per kete. Ne komunikojmë me Thaçin, nuk i ka prekur marrëdhëniet tona kjo ngjarje.

 

A keni kërkuar informacione nga Ambasadorja e Turqisë?

–       Jo nuk kam kerkuar. Dje kam shfrytëzuar nje aktivitet per Gjergj Kastriot Skënderbeun per te shprehur mendimin tim edhe ne lidhje me ngjarjen. Ne nuk i hyjmë kujt ne punët e shtëpisë, prandaj askush nuk duhet me na ndërhy neve.

 

A ka shtetas te tjerë turq te cilët rrezikojnë qe te deportohen ne Turqi?

 

-Ne jemi shtet Sovran dhe vendimet do te merren nga Kosova ne përputhje me ligjet e Kosovës.

 

A ka Qeveria e Kosovës nje plan per te mbyllur shkollat e financuara nga Fetullah Gylen?

 

Me sa di unë jo.

 

Sa e vështire eshte per ju kjo situate duke marre parasysh faktin qe Presidenti Erdogan ka nje mbështete te madhe nga qytetaret e Kosovës?

 

-Nuk me vjen mire pasi Kosova ka nevoje per përkrahje dhe Turqia na ka njoft ne planin ndërkombëtar. Nuk ndihem keq pasi jam ne te drejtën time, kryej punët e mia ne interes te popullit tim.

 

Zoti Kryeministër, pas gati 3 vitesh bllokim, Kuvendi i Kosovës miratoi Demarkacionin me Malin e Zi. Per shume persona, kjo eshte nje shkelje e premtimeve me te cilat ju erdhët ne pushtet, ndërsa per shume te tjerë, nje fitore e qeverise tuaj. Ju si do ta cilësonit?

 

– Jemi ne pune ende, korrigjimi është ne proces. Ajo qe ne i gëzohemi është edhe konsolidimi i shtetit fqinj, Malit te Zi. Na vjen shume mire qe Mali i Zi është anëtar i NATO-s, po shpejton drejt BE, tani kane zgjedhjet dhe mendojmë se me presidentin i cili është njohës shume i mire i çështjeve te Ballkanit, do te kemi marrëdhënie shume te mira. Jam optimist qe e drejta e Kosovës do te zbatohet.

 

Komisioni Europian e ka kushtetuar liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosovës, me kete marrëveshje. Tashme qe ajo u miratua, kur e mendoni se qytetaret e Kosovës mund te lëvizin te lire?

 

– Mendoj se liberalizimi ka ndodh ate dite qe ka ndodh votimi i ligjit per demarkacionin. Ligji cili po ashtu ka ne vete edhe raportin e komisionit shtetëror qe parasheh te gjeturat per korrigjim dhe marrëveshjen e presidenteve. Tani vijnë etapat implementuese. Po i mbyllim se bashku me BE, mendoj se jemi ne nje proces te mire per liberalizim. Është ceshtje muajsh aspekti faktik.

 

Si e komentoni arrestimin e Marko Gjuric?

 

-Ishte nje ngjarje e panevojshme. Ne i kërkuam z.Gjuric qe te priste edhe 24 ore kur i skadonte ndalesa. Per fat te keq ai u shfaq ne publik ne kohen e ndalesës, kunder ligjit. Na vjen keq qe shkoi ashtu e tera. Perspektiva e popujve tane është dialogu dhe atë e mbështesim.

 

A patet presion nga Beogradi apo nga ndërkombëtaret per lirimin e tij?

 

-Ndalimi i z.Gjuric ishte i pashmangshëm pas ishte i paligjshëm. Menaxhimi e ndalimi i tij ishte ceshtje e vullnetit, nuk kishte rendësi qe te mbahej. Ai ka mujt me iu kthye familjes dhe punëve te veta brenda pak orësh. Nuk ka patur presion, por komunikim te vazhdueshëm.

 

Tashme qe Lista Srbska ka dal nga koalicioni, a ndihet e rrezikuar qeveria juaj?

 

-Zakonisht qeverinë nuk e mbajnë vetem  anet formale te marrëveshjeve. Qeveria qe udhëheq ka qene e kujdesshme, ka kaluar plot tema te vështira dhe disa prej tyre nuk jane te vështira, sepse ne i kemi shkaktuar, por janë tema te vështira. Ato na kane ndare. Ka nje mirëkuptim me deputet shqiptare dhe kemi nje përkrahje per te ecur përpara.

 

Komunat me shumice serbe kane njoftuar qe ne date 20 prill do te shpallin vet Asosacionin “Zajednicen”, cila do te jete përgjigja e Qeverise se Kosovës, nëse nje gje e tille do te ndodh?

 

-Ky eshte nje drejtim naiv qe i ngjason kohes se luftes, jemi tani ne demokraci. Kemi nje kushtetute qe ka nje kualitet europian. Serbet e Kosovës jane popull i barabarte ne kushtetutën e Kosovës. Veprimi i njëanshëm është i gabuar, jashtë kornizës kushtetuese. Kosova ka qene dhe është e gatshme per krijimin e asociacionit te komunave me shumice serbe, ne përputhje me kushtetutën, veçanërisht kur kemi edhe nje vendim te Gjykatës Kushtetuese qe na obligon.

 

A keni frike nga zgjedhjet e parakohshme?

 

-Zgjedhjet jane te mira per demokracinë dhe i mirëpres. Fokusohem tek punët qe kemi përpara. Mendoj qe duke e konsoliduar Kosovën ashtu e avancojmë ceshtjen shqiptare dhe na ben me te zote. Unë i kryej punet e shtëpisë, kjo është detyra ime.

 

Nje koment per ligjin gjuhen shqipe ne Maqedoni?

 

– Na ka ardhur shume mire qe edhe Maqedonia e ka gjetur rrugën përpara per popullin e vet.

 

Si e shikoni ndërhyrjen dhe influencën ruse ne Ballkan?

 

-Orientimi i Kosovës eshte euroatlantik, anëtarësimi ne BE e ne NATO. Kam qene nje nder te paret qe kam reaguar kundër veprimeve te reja qe i kam pa, rrezikimi i jetës me arme nervore. I bashkohemi perëndimit me këtë.

 

Cfare po ndodh me Ushtrinë e Kosovës?

 

-Ne proces kushtetues, por edhe ligjor se shpejti.

 

A keni frike nga Gjykata Speciale?

 

– Drejtësia eshte diçka qe na jep siguri e jo frike. Ku ka ligj është e mire per te gjithë.

 

A ka politikane qe kane frike??

 

-S’ka pse, ne kemi bere lufte te drejte si Kosovë, jemi ne anën e lirisë dhe mbrojtjen e atyre qe u rrezikohej jeta.

 

Taksa per rrugën e Kombit, ndikimi i saj?

 

 -Kjo teme nuk është diskutuar ne mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi te interesuar qe ta diskutojmë, pa takse është e pamundur, duhet me u vendos per tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh ne gjithe boten. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne ne te kaluarën kemi qene shume solidare, kemi dhene per ceshtje te ndryshme. Është dash me ju thënë kosovareve qe nga parja juaj qe jepni per kete takse per ate takse do te përmbyllet ajo rruge, janë pjese te tera qe kane mbet pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mire nje komunikim me i mire. Me ka ardhur keq nga skenat qe kam pa, duhet me pas kujdes, ju bej thirrje te përmbahen, duhet te kemi kujdes ne veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shume dem me qëllimin per te rregulluar diçka tjetër.

 

A ka nje plan qeveria e Kosovës te vendose nje takes te tille?

 

-Ende jo.

 

A keni frike nga sulltani Erdogan??

 

-Qëllimi eshte qe Kosova te mos këtë armiq, kur kam te drejte nuk kam frike. Nëse do te ndihesh qe nuk kam te drejte do te kisha. Ne jemi ne vendin tone, ne te drejtën tone.

 

Nje urim per Pashkët per te gjithe qytetaret e Kosovës qe e festojnë kete feste.

 

-Kam pas rastin me shku edhe ne katedralen ortodokse ne Korçe dhe kam kaluar shume mire, jam njoft me te gjithë kishtaret aty. Shqiptaret ashtu na ka ardh puna me qen nen ndikime neper shekuj. Por kjo është edhe nje pasuri e jona, ne e dimë vete per myslimanizmin dhe per tarikatet, bektashinjtë etj. Une e kam gezu per pashkët. Uroj Pashkët Ortodokse besimtareve shqiptare. Ne kemi nje thanie. Me shëndet Pashkët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *