E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen

 

Kryeministri Edi Rama shuan çdo shprese te opozitës per shtyrjen e zgjedhjeve. Ne përgjigje te deklaratave te kryedemokratit Lulzim Basha nga Shkodra, shefi i qeverise e beri te qarte se procesi do te zhvillohet ne 18 qershor.

 

“Por një gjë është e sigurt se zgjedhjet do bëhen më 18 qershor. Ka akoma kohë deri atëherë dhe do shihni dhe do vendosni. A doni të vazhdojmë bashkë. Kush do të jetë në çadër të jetë të çadër, kush do të punojë tokën të punoj tokën. Dhe unë e kam ndarë mendjen, se do punoj dhe nuk ka forcë që e ndryshon.”

Reklamë

 

Kryeministri akuzoi Partine Demokratike se synon te krijoje destabilitet. Rama iu referua vitit 1997-te dhe pasojave te renda qe solli ai, duke thënë se janë te njëjtët qe jane ngujuar ne çadre ata qe i vunë zjarrin vendit.

 

Paraditen e se premtes lideri i mazhoramces thirri ne takim ambasadoret e vendeve anëtare te Bashkimit Europian, ambasadorin amerikan Donald Lu, si dhe kreun e Prezencës se OSBE-se ne Tirane Benrd Bochard,  ndërsa mungoi diplomatja e Bashkimit Europian Romana Vlahuti. Palët kane qene shume te rezervuara mbi cfare është diskutuar ne takimin qe zgjati rreth 90 minuta. Por burimet bëjnë të ditur se teme e diskutimit ka qene situata politike ne vend, si pasoje e protestës se opozitës dhe bojkotit parlamentar, si dhe bllokimi i procesit të Vettingut. Po ashtu, ambasadoret janë njohur nga kryeministri Rama edhe me përgatitjet per procesin elektoral, si dhe reformën zgjedhore.

 

 

Më shumë video

Reklamë