Gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, kryeministri Rama komentoi edhe gjendjen e opozitës, e cila prej më shumë se dy vitesh është e përçarë. Ai tha se kjo nuk është ëprgjegjësi e tij kjo gjendje, ndërsa ironizoi edhe mospërfshirjen e Bashës në politikë.

Rama: Që t’ju them që nëse do merrja përsipër t’i bëja opozitën vetes time dhe qeverisë, do isha më i zoti se këta, mund ta bëja. U mbyll viti për një opozitë të dobët, por më vjen keq sepse nuk hyn në detyrën time që të ndërtojë një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq. Se ku është Basha…. Mbase nuk e di se ku ndodhet gjeografikisht, por mund t’ju them se tani me siguri është duke fjetur, edhe po të zgjohet, nuk besoj se mund të presim ndonjë gjë të re. Të tjerët janë ata që janë./vizionplus.tv

Lexo edhe :

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *