Kryeministri Edi Rama deklaron se konferenca e parë ndërqeveritare per hapjen e negociatave mund të mbahet në fund të këtij vit. Gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, kryeministri madje thesoi se data është në varësi të vendimit që do të japë Këshilli Europian.

“Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Evropian, ajo që është e padyshimtë është se ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshëm. Është një vendimmarrje që varet nga dinamika e brendshme. Ne do të vazhdojmë me vullnet dhe durim. Shpresoj që konferenca të ndodhë në fund të këtij viti. Nëse nuk ndodh në fund të këtij viti, atëherë vitin e ardhshëm. Kjo është një çështje që ka të bëjë me dinamikat e brendshme në BE.”

Ndër të tjera, kreu i qeverisë u shpreh se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat se mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore. Ai u pyet edhe për ligjin antishpifje, ku nënvizoi se do të merren në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *