Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shumë shpejt për një paketë antishpifje, për akuzat e opozitës mbi maxhorancën dhe atë vetë me denoncimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS.

 

Kru i qeverisë shkruan në Twitter se vajza u mor peng dhe u kthye në mish për topat e kazanit politik e mediatik.

 

“Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *