Subscribe

Tirana, Shkupi dhe Beogradi janë bashkuar në një nismë që premton realizimin e një Shengeni Ballkanik, i cili do të rrëzonte barrierat tregtare mes tre vendeve që nënshkruan marrëveshjen këtë të enjte në Novi Sad.

 

Dokumenti synon të çojë përpara planin e përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit, për të cilin është arritur dakordësi 2 vjet më parë.

 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Alexandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi se nuk ka kuptim të mbetemi peng i historisë, por duhen shfrytëzuar mundësitë për të shkuar drejt familjes së madhe europiane.

 

“Synimi ynë i përbashkët është të jemi pjesë e familjes së madhe të bashkuar, ne nuk mund të jemi peng i së shkuarës dhe mosdakordësive në dëm të fëmijëve që po rriten në të gjithë rajonin, që meritojnë të rriten në një zonë që garanton këto liri themelore. Është gjithçka në funksion të së ardhmes europiane. Do të shkojmë përpara. nuk do ta përdorim të shkuarën në funksion të simpative të momentit dhe të rrimë në vend.”

 

Kryeministri Rama bëri të qartë se edhe vendet e tjera të rajonit janë shumë të mirpritura t’i bashkohen këtij projekti.

 

“Nuk ka asnjë veto për askënd dhe për asgjë, në takimin e Ohrit do të jemi më konkretë, një ekip ekspertësh nga të treja vendet dhe ndërkombëtarë. Një hapësirë e përbashkët. ne nuk mund të mbyllim sytë përpara fakteve, shifrave dhe mundësive. na pengon vetëm burokracia dhe pengmarrja e historisë. Ti japim mundësinë vetes dhenjëri tjetrit që duke i bashkuar forcat. Tregjet tona janë të vogla dhe të mbyllura.”

 

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Ohër më 10 nëntor, dhe aty pritet që vendet të dalin me masa konkrete për zbatimin e marrëveshjes.

 

“Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse qytetarët në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Shpresojmë se plani do të bëhet konkret deri në vitin 2021” .

 

Edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u bëri thirrje liderve të tjerë të Ballkanit të bashkohen me iniciativën.

 

 “Rajoni ynë ka potenciale të mëdha dhe patjeter që duhet të përmirësojë bashkëpunimin për aplikimin e katër lirive themelore, lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, punëtorëve dhe qarkullimit. në takimin e Ohrit do të kemi rezultate më konkrete për zbatinnin e marrëvshjes.”

 

Shengeni Ballkanik pritet te sjelle nje ritem te ri ne te gjitha shkembimet tregtare mes tre vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *