Subscribe

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe LSI kane anuluar mbledhjet e grupeve parlamentare te parashikuara per ditën e premte; mbledhje gjate te cilave do te diskutohej reforma ne drejtësi ne prani te ambasadoreve Donald Lu e Romana Vlahutin. Burime pranë PD sqarojnë se kane qene socialistet, te cilët kane kërkuar qe mbledhja te zhvillohej ne nje dite tjeter e rrjedhimisht eshte shtyre edhe mbledhja e deputeteve demokrate. Ndërkohe vete Ambasada Amerikane sqaron se po punohet qe keto takime te zhvillohen javën e ardhshme. Lëvizja e fundit e ambasadoreve eshte komentuar edhe ne seance plenare dhe kryeministri Edi Rama foli pro prezencës se ambasadoreve ne nje mbledhje partie siç është ajo e grupit parlamentar, duke e cilësuar normale këtë gjest. Rama replikoi per me shume se 2 ore me ish-kryeministrin Berisha; por ky i fundit ndryshe nga nga lideri i mazhorances e përmendi vetem ne nje rast reformën ne drejtësi. Axhenda e Ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe ambasadores se BE Romana Vlahutin, parashikonte qe te premten ne oren 14.00 ata te shkonin ne selinë e PS dhe nje ore me vone ne selinë e demokrateve e me pas tek LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *