E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Votë historike për PS! Lideri socialist thotë se shqiptarët duhet të vendosin për të ardhmen europiane të vendit

Nga Librazhdi ku u ndal për të vijuar ciklin e takimit për bilancin e investimeve, kreu i PS Edi Rama e nisi fjalën duke ironizuar opozitën.

“Kam ardh me shumë frikë. Gati desh u ktheva mbrapsht se ka dal njëri këtej që do të na hajë gjallë. Nuk po e shoh gjëkundi atë. Sot kemi dhe takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj shumë që jeni kaq shumë këtu. Duke ju pa kaq shumë, edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend.Sot dua t’ju marr pak kohë për t’ju bërë një pasqyrë të çfarë duhet mbajtur parasysh për Shqipërinë sot dhe çfarë do të bëjmë në vijim. Shpresoj dhe uroj durimin tuaj. Po hy në temë duke ju thënë që ky është një moment i rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi që çdokush ka të drejtën e votës, edhe pse mund të jetë krejt në anën tjetër, të bindet se në 11 maj duhet të na bashkohet”-u shpreh Rama.

Reklamë

Me bindjen se shumica do të votojë Partinë Socialiste më 11 maji, Rama kërkoi mbështetje maksimale për të investuar më tepër në Librazhd.

“Kemi edhe mundësinë historike që Shqipërinë ta bëjmë pjesë të Familjes Bashkuar Europiane dhe ta fusim në shtëpinë e përbashkët të Europës dhe për të bërë këtë, na duhet që në 11 maj të jemi sa më të shumtë që të krijojmë një fuqi vendimmarrëse sa më të madhe në Tiranë për të mbyllur negociatat për anëtarësim Bashkimi Europian brenda 2027-ës. Dhe me Shqipërinë, me BE-në në Europë, besojeni, do të bëjmë për Librazhdin dhe për Elbasanin shumë më tepër se sa gjithçka kemi bërë ne dhe ata përpara nesh së bashku deri më sot.”

Në mbyllje, Rama bëri një përmbledhje të ndryshimeve në disa fusha të rëndësishme duke premtuar se ndryshimi do të jetë edhe më i madh.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë