Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si gabim mospranimin e draftit të asociacionit, të propozuar nga ai, nga Kurti dhe Vuçiç. Në daljen për mediat pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kreu i qeverisë theksoi se vonimi i asociacionit nga të dyja palët është një gabim strategjik.

 

Ai theksoi dhe njëherë që drafti i tij është një kontribut për Kosovën.

 

Lidhur me qëndrimin e Vuçiç, kreu i qeverisë tha se ende nuk është konsultuar me të mbi këtë çështje.

 

“Propozimi për draft-statutin për Asociacionin është një kontribut që kam dhënë dhe është shumë pozitiv, por nuk është diçka që duhet ta pranojnë domosdoshmërisht dy palët dhe as nuk është marrë në konsideratë nga asnjëra palë. Më vjen keq që disa nuk duan të kuptojnë se ky ishte një kontribut për Kosovën. Nuk jam konsultuar me Presidentin e Serbisë për këtë. Mendoj se vonimi i themelimit të Asociacionin është një gabim strategjik. Gjithashtu, mendoj se insistimi për të qëndruar në ndërtesat komunale është gjithashtu një gabim,” tha Rama.

 

Rama u prit në Beograd mbrëmjen e kësaj të premteje nga presidenti serb, ndërsa në fokus të vizitës së tij është inicimi i ndjekjes së Procesit të Berlinit nga Ballkani Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *