Rama vlerëson punën e SPAK dhe Altin Dumanin: Shpatën e drejtësisë ia dha PS, Këneta kërkon ta shkrijë
Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një takimi me kandidatët për deputet në qarkun e Elbasanit vlerësoi punën e SPAK dhe kryetarit të këtij institucioni, Altin Dumani.
Por Rama tha se ishte vullnet i Partisë Socialiste që t’i jepte shpatën në dorë drejtësisë. Për herë të parë, shtoi Rama, ka njerëz të lidhur me pushtetin politk, që po shkojnë para drejtësisë.
Rama: Sot populli shqiptar sheh njerëz të lidhur me pushtetin politik që merren hetohen nga prokurorët, nuk ka rëndësi se çfarë mund të ketë brenda këtij procesi gjëra që nuk shkojnë. Kjo është ana historike e çështjes. Altin Dumani ka të gjithë respektin dhe solidaritetin tim dhe tonë për punën që bën por edhe për sulmet kafshërore që ka marrë bashkë me një pjesë prokurorësh. Altin Dumani ka qenë aty dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma. I ka pasur. Pse nuk thirri ndonjë politkan gjithë ato vite që ishte prokuror? Pse nuk doli ndonjë gjykatës të thoshte “sille se do ta gjykoj unë”. Nuk është çështja e Altinit, X apo Y, është çështja e shpatës.
Nuk kishte shpatë në dorë Altini. Shpatën në dorë e kishte pushteti politik. Tani Prokuroria, duke nisur nga SPAK shpatën e ka të vetën. Ky është vetëm vullnet i yni. Hyrja në BE është shpëtim edhe për barazinë para ligjit. Ne i themi shqiptarëve votoni PS më 11 maj që shpatën ta ketë drejtësia dhe mos vijë ta marrë pushteti politik. Këneta i thotë “ne në datën 12 do çlirojmë TikTok dhe do shkrijmë SPAK.” Shqiptarët nuk janë të garantuar se çfarë ndërtohet sot nuk prishet nesër./vizionplus.tv




