E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama vlerësime për Dibrën

Në mbledhjen e parë të grupit të Partisë Socialiste për këtë sesion parlamentar, kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar për të folur se pari për zgjedhjet në Bashkinë Dibër. Kreu i qeverisë ka vlerësuar punën e bërë nga të gjithë deputetët e angazhuar në fushatën elektorale për bashkinë verilindore të vendit. Megjithatë, ai u ka kërkuar atyre të mos bëhen euforike nga kjo fitore. Gjatë mbledhjes, Rama ka kërkuar nga deputetët pjesëmarrje në seancën plenare të së enjtes, si dhe të angazhohen në diskutimet me opozitën, duke i dhënë përgjigje akuzave të pritshme që mund t’i adresojnë mazhorancës.

Më shumë video

Reklamë