Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën plenare pas tensioneve të krijuara në Foltore nga Berisha dhe deputetët demokratë. Berisha, sapo mori fjalën, kërkoi që Rama, i cili sipas tij do të vizitojë Veliajn në paraburgimin e Durrësit, të rikthehet në Kuvend.
Spiropali i mbylli mikrofonin dhe kërkoi rikthimin në normalitet ose do të ndërpresë seancën.
Berisha: Kërkoj rikthimin urgjent në Parlament të padrinos, i cili po shkon në Durrës për t’i mbyllur gojën Veliaj.
Spiropali: Kjo nuk është procedurë. Uluni në vend. Mbylle mikrofonin. Mos guxoni më ta keqpërdorni foltoren e Kuvendit. 5 minuta pushim. Në rast se nuk uleni të diskutoni si duhet do ta mbyllim seancën dhe do vijojmë me votimin.
Pas rinisjes së seancës, Berisha vijoi me të njëjtën kërkesë.
Berisha: Kërkoj që Rama të rikthehet në Kuvend dhe të ndërpresë çdo lloj presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj. Ky tërbim, kjo frikë që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për vendin. Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt, pasi vetë ka marrë fund përfundimisht./vizionplus.tv