Subscribe

Tirana Industrial Park, është jetësimi i një projekti ambicioz, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i cili ndërthur konceptin e parkut logjistik me administrimin e biznesit, duke formuar një Park Industrial. Tashmë Tirana Industrial Park është një realitet i bukur kompanish shqiptare me standarde të larta, paga dinjitoze dhe mundësi punësimi për të rinjtë.

 

Kryeministrit Rama vizitoi sot Parkun e ri Industrial, ku sipërmarrjet kanë ambiente ekspozuese për produktet e tyre, si dhe ambiente magazinimi. Parku i jep përparësi aktivitetit tregtar duke ulur kostot dhe procedurat administrative, si dhe bashkon shitjen me shumicë dhe pakicë.

 

ARTAN DULAKU

 

CEO, “CONCORD INVESTMENT”

 

“Çdo kapanon është i konceptuar me një shoëroom ku ekspozojmë produktet dhe pastaj  kanë magazinat mbrapa nga ku paketohen.”

 

Kryeministri Rama vuri theksin tek rëndësia e rritjes së pagave të punonjësve.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Nëse do të mbijetosh sot në biznes, nuk ka cilësor e jo cilësor, po nuk i dhe pagën që të jetë pagë dinjitoze, kuptohet e arsyeshme në standardet e ekonomisë sonë, por dinjitoze, nuk do mbijetojë dot. Nuk ka mbijetuar asnjë. Paga është shumë e rëndësishme, ne e kemi shumë merak në këtë fazë sepse është bërë shumë kritike puna dhe ju e dini shumë mirë që po luftojnë të gjithë për krah pune. Nuk mund të vazhdojë Shqipëria garën kush e ka punonjësin më skllav, kush e shfrytëzon më shumë e kush e ka më të ulët. Nuk është aftësi konkurruese krahu shumë i lirë i punës, ta merr gjermani e nuk ke më njeri. Punonjësit janë zemra që qarkullon gjithë gjakun në organizëm”.

 

Bizneset që operojnë në këtë park të ri industrial përfitojnë edhe nga lehtësirat fiskale të parashikuara në ligjin për parqet industriale.

 

 

OLTA MANJANI

 

ZV.MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Ka një numër të madh lehtësirash siç është përjashtimi nga TVSH-ja dhe taksat e eksportit, pra 50% pagese tatim-fitimi për 5 vitet e para, i njihen shpenzimet për pagat dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore për vitin e parë fiskal në masën 150%. Pra, ka disa lehtësira që e ndihmojnë biznesin.”

 

Tirana Industrial Park është i pari investim në llojin e tij në Shqipëri, ku ndërthuret koncepti i përpunimit, i distribucionit, i logjistikës dhe i administrimit të biznesit, i prezantimit dhe shitjes së produktit. Parku Industrial i Tiranës i pozicionuar në krah të mbikalimit të Rinasit, ofron ambiente industriale dhe magazinuese të cilësisë së lartë, ku sipërfaqja e çdo njësie varion nga 900-1100 m2.

 

Tirana Industrial Park është një investim 100% shqiptar i Grupit “Concord Investment” nëpërmjet Kompanisë së Ndërtimit “Edil AL”, ndryshe një prej emrave më të njohur të industrisë së ndërtimit duke spikatur për ndërtimet e saj nga më cilësoret në industrinë e turizmit dhe atë imobiliar në Shqipëri.

 

Concord Investment ka realizuar me sukses projekte të ndryshme si në Qendra Tregtare ashtu edhe në Komplekse Rezidenciale, dhe aktualisht është fokusuar në prezantimin e koncepteve të reja, në rritjen e standartit të ndërtimit si dhe në atë të cilësisë së jetës në hapësirat ku ajo investon. Këtu vlen të përmendim Hotelin e parë me 5 YJE në bregdetin shqiptar MELIA Durrës, Resortin “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, Resortin “San Nicolas” në Palasë, Marina e Orikumit në Vlorë dhe Saranda Marina si dhe Qendrën e parë Tregtare në Tiranë ETC, Kompleksin e Banimit “Don Bosko” (ndryshe “Vizion Plus”), Qendrën Tregtare dhe Kompleksin e Banimit “Kristal”, po në Tiranë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *