E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama viziton nesër Francën

Kryeministri Edi Rama niset mëngjesin e së martës drejt Francës, për një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut Bernard Cazeneuve.

 

Takimi, i cili do të zhvillohet në orën 16.00,  pritet të përqendrohet tek marrëdhëniet mes dy vendeve, procesi i integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria e Tiranës.

 

Reklamë

Më herët gjatë kësaj të hëne, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim organizativ me koordinatorët e kryesisë në qarqe. Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar vazhdimin me intensitet të lartë të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 Qershorit.

 

Ndërsa në mbledhjen e grupit parlamentar, është vendosur që deputetet të votojnë të enjten në seancë paketën e ligjeve të reformës në drejtësi, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Por Balla I kujtoi edhe opozitës të mos flasë ne emër të ndërkombëtareve.

 

Balla ka ritheksuar pozicionin zyrtar të PS-së se nuk ka për të pasur shtyrje të zgjedhjeve politike të 18 Qershorit. Madje ai i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e kësaj gare elektorale, ashtu sikurse e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kavajë.

Më shumë video

Reklamë